Flash News

KRYESORE

Pesë ushqime që ulin kolesterolin në gjak në mënyrë natyrale

Pesë ushqime që ulin kolesterolin në gjak në

Kolesteroli i lartë në gjak është një nga problemet që po prek gjithnjë e më tepër njerëz. Mjekët thonë se ka faktorë të ndryshëm që e shkaktojnë, që te gjenet e deri te mënyra e të ushqyerit.

Për ta mbajtur nën kontroll nuk janë vetëm ilaçet. Ja cilat janë ushqimet që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit:

Fasulet dhe thjerrëzat

Fasulet dhe thjerrzat janë të pasura në fibra dhe magnez. Një racion me fasule ose thjerrëza çdo ditë mund të ulë nivelet e kolesterolit LDL me rreth 5% në vetëm 6 javë, sipas një analize që iu është bërë 26 studimeve të mëparshme.

Avokado

Falë fibrave dhe yndyrave mono-të-pangopura, konsumimi i avokados mund të ndihmojë në uljen e niveleve në total të kolesterolit. E rëndësishme është që t’i konsumoni avokadot në vend të yndyrave të ngopura.

Tërshëra

Tërshëra përmban një substancë të njohur si beta-glukan që përthith kolesterolin e keq dhe e nxjerr atë nga trupi. Mjaftojnë dy racione me tërshërë dhe kolesteroli i keq mund të ulet me 5% në 5 javë, pa ndikuar në kolesterolin e mirë.

Bajamet

Konsumimi i vazhdueshëm i bajameve rrit nivelin e qelizave të kuqe në gjak, rrit nivelin e vitaminës E, si dhe pakëson nivelin e kolesterolit.

Çaji jeshil

Një studim japonez i kryer te më shumë se 40 mijë të rritur ka zbuluar se personat që konsumojnë çaj jeshil çdo ditë janë 26% më pak të rrezikuar që të vdesin nga ataku në zemër ose goditja në tru. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh sepse çaji jeshil është i pasur me një lloj flavonoide që pengon formimin dhe absorbimin e kolesterolit në trup.

 

Të fundit