Flash News

KRYESORE

Pesë viktima dhe 237 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Pesë viktima dhe 237 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve

Shkon në 169 numri i të vdekurve dhe 6995 të infektuar nga koronavirus deri tani në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, gjatë informimit të popullatës mbi të dhënat e fundit rreth pandemisë, bën me dije se 5 viktima dhe 237 raste të reja me Covid-19 janë shënuar gjatë ditës së djeshme. Ky rezultat vjen pas 555 testeve të kryera nga gjurmimi i kontakteve në teren, thuhet në njoftimin e institutit.

Ndërkaq 139 pacientë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 3753. Komuna e Prishtinës shënon numrin më të madh të të infektuarve.

Të fundit