Flash News

KRYESORE

Pesha e krimeve, Zvicra dëbon shqiptarin , nuk e lë të shkelë atje për 10 vjet

Pesha e krimeve, Zvicra dëbon shqiptarin , nuk e lë të

Një shqiptar i Kosoves i moshës 34 vjeçare, i cili që nga lindja ka jetuar në Zvicër, pas dënimit për disa vepra penale është dënuar edhe me dëbim nga Zvicra. Për dhjetë vitet e ardhshme ai nuk guxon të shkelë tokën e Zvicrës. duke qenë se aiështë i martuar dhe baba fëmijësh që jetojnë në Zvicër, ka bërë ankesë në Gjykatën Federale Administrative, shkruan luzerner Zeitung.

Ai ka theksuar se që nga viti 2012 nuk ka bërë asnjë krim dhe se gjatë gjithë kësaj kohe, përfshirë këtu edhe kohen e kaluar në burgun gjysmë të hapur ai ka punuar vazhdimisht dhe gjithë kohën te i njëjti punëdhënës. Por, pesha e krimeve që ka kryer ai, ka qenë tepër e rëndë, ka konstatuar gjykata dhe ia ka hedhur poshtë ankesën, transmeton albinfoch.

Gjykata Administrative Federale e konsideron të madh rrezikun për recidivizëm, nisur nga fakti se kosovari kishte shitur drogë edhe në kohën sa kishte qenë në fazën gjysmë të lirë të burgut. Kështu, prania e tij në Zvicër përbën rrezik të sigurisë publike dhe këtu nuk ndryshon gjë as ekzistimi i familjes së tij, transmeton albinfo.ch.

Bashkëshortja me të birin kanë të drejtë t`i bashkohen atij në Kosovë. Po ashtu ai mund të shfrytëzojë mundësinë që të kërkojë “për një kohë të shkurtë dhe të kufizuar në mënyrë të qartë, pezullimin e ndalimit të hyrjes në Zvicër”. Kjo lejohet kur për këtë ekzistojnë arsye të forta.

 

Të fundit