Flash News

KRYESORE

Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë në Vlorë

Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë në

Peshkatarët kanë gjetur një trup të pajetë në qytetin e Vlorës pak çaste më parë.  Dallgët e kanë nxjerrë në bregun e Zvërnecit ku është vënë re nga peshkatarët, të cilët njoftuan policinë.  

Policia bën me dije se trupi i përket 56 vjeçarit me iniciale I.I, me probleme mendore.

Njoftimi i plotë i policisë: Rreth orës 15:20, në plazhin e Zvërnecit, është gjetur një trup i pa jetë i cili i përket shtetasit I.I., 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme mendore dhe ishte endacak. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit