Flash News

KRYESORE

Peshkonte bashkë me vëllezërit, mbytet 19-vjeçari në Tiranë

Peshkonte bashkë me vëllezërit, mbytet 19-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, pak minuta më parë, ku një shtëtas me iniciale R.Y, 19-vjeç ka humbur jetën pasi është marrë nga rrjedha e lumit Brar.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas për gjetjen e trupit.

“Më datë 25.07.2018, rreth orës 18:15, shtetasi R. Y., 19 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke peshkuar së bashku me dy vëllezërit e tij, në lumin e “Brarit”, është marrë nga rrjedha e ujit të lumit ku për pasojë dhe është mbytur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit