Flash News

KRYESORE

Peshqit e akuariumeve mund të shkaktojnë sëmundje të rënda

Peshqit e akuariumeve mund të shkaktojnë sëmundje të

Disa persona preferojnë të mbajnë në shtëpitë e tyre apo ambientet e punës akuariume me peshq të kuq, dhe ndodh shpesh që të mos i duan më dhe i hedhin në lumë apo liqen.

Sipas një studimi, hedhja e tyre në një ambient ujor të hapur mund të përbëjë rrezik, pasi peshqit e mbajtur në akuarium shumohen shumë shpejt dhe janë mbartës të sëmundjeve të ndryshme apo parazitëve të cilat mund t’i përhapin në të gjithë ekosistemin.

Kjo ndodh për arsye se ata janë mësuar me pak ushqim dhe në një ambient të lirë ata priren të hanë gjithçka gjejnë duke përfshirë, vezë, bimë apo krijesa të tjera të vogla.

Pas një periudhe mbiushqyerje peshqit e kuq mund të rriten dhe të bëhen përafërsisht në përmasat e troftës apo krapit.

Prandaj nëse nuk i doni t’i mbani më këto peshq në shtëpi, më mirë dhurojani dikujt, por kurrë mos i hidhni ato në limenj apo liqene.

Të fundit