Flash News

KRYESORE

Pësoi atak kardiak gjatë garës, humb jetën sportisti 23-vjeçar

Çiklisti belg Michael Goolaerts, ka humbur jetën si pasojë e një ataku në zemër, gjatë një gare që po zhvillohej në Francë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, në trajektoren Paris-Roubaix, ku 23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës Verandas Willems-Crelan.

Sipas mediave franceze, çiklisti  është rrëzuar në tokë gjatë kohës që po pedalonte dhe ambulanca e stafit mjekësor kanë dhënë ndihmën e menjëhershme.

Pasi u njoftuan për atakun kardiak, ai u transportua me urgjencë me një helikopter në spital, por për fat të keq nuk mundi të jetojë.

Të fundit