Flash News

KRYESORE

Pëson atak në timon, ndërron jetë i riu në Tiranë

Pëson atak në timon, ndërron jetë i riu në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari ka ndodhur rreth orës 17:45 në Tiranë në Bulevardin “Gjergj Fishta”. Sipas policiës, S. V., ka pësuar arrest kardiak teksa ishte duke ngarë automjetin dhe më pas ka dalë nga rruga duke u përplasur më një pemë.

Kalimtarët dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se shtetasi S.V., ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale.

Të fundit