Flash News

KRYESORE

Pëson infarkt aktori i njohur shkodran, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Pëson infarkt aktori i njohur shkodran, dërgohet me urgjencë

Aktori i njohur i humorit shkodra, Besnik Çinari ka pësuar mbrëmjen e kaluar një infarkt. Menjëherë është dërguar drejt spitalit ‘Nënë Tereza’, teksa mjekët i kanë vendosur një unazë duke bërë koronaren ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër.  Ai ende ndodhet në zonë rreziku dhe gjendje e aktorit të madh të humorit nuk është stabilizuar.

Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës “Humor me Shkollë të Mesme” ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.

Ndërkohë që ky infarkt i Besnik Çinarit vjen në ditën kur do të festohet në Shkodër, jo pak por 60 vjetori i krijimit të estradës profesioniste të teatrit “Migjeni”. Ndër të fundit e asaj pjesa të mrekullueshme aktorësh fatkeqësisht në dokumentarin e përgatitur për 60 vjetorin e krijimit të estradës Besnik Çinari do të mungojë.

Të fundit