Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Pesticidet, Peleshi i përgjigjet Top Channel nga ERTV-ja: Mjafton të dish pak anglisht
Për disa ditë me radhë Top Channel transmetoi disa kronika sa i takon përdorimit të pesticideve nga ana e fermerëve dhe konkretisht i referohej pesticidit me emër, ‘Silikon miks’. Për këtë ngjarje reagoi Ministria e Bujqësisë e cila e mohoi një gjë të tillë ndërsa ditën e sotme, Niko Peleshi ishte në intervistën e ditës tek ERTV-ja.
Peleshi u pyet në lidhje me këtë denoncim, por ajo që bën përshtypje, as i ashtu quajturi gazetar por edhe vetë ministri nuk e përmendin emrin e televizionin por mjaftohen duke thënë ‘një media kombëtare në vend’.
Sa i takon kronikës në fjalë, Peleshi thotë se e gjitha është spekulim dhe për këtë shprehet se mjafton të zotërosh shumë gjuhën angleze për të bërë dallimin mes pesticidit dhe plehut kimik.
“Totalisht spekulim. Në fakt është një çështje shumë e thjeshtë. Ky është një pleh kimik, mjafton të dish fare pak anglisht që ‘fertilizer’ nuk do të thotë pesticid por do të thotë pleh kimik. Ai është thjesht një ‘fertilizer’ i shkruar në certifikata, në fletë analiza, natyrisht edhe mbi ambalazh por është një Ec Fertilizer çka do të thotë i certifikuar për tu tregtuar në vendet konform standarteve të Bashkimit Europian. Ligji në fuqi, ligji për plehrat që përdoren për bimësinë detyrim institucionet që plehrat kimike Ec Fertilizer të certifikuara si të tillat, në momentin kur importuesi demonstron analizat dhe certifikatat përkatëse lejohet të qarkullojë pa regjistrim. Kaq ka bërë ministria”, deklaroi Peleshi.