Flash News

KRYESORE

“Peticion kundër sistemit”, Policia Bashkiake e Tiranës ndërhyn për të penguar aktivistët

“Peticion kundër sistemit”, Policia Bashkiake e Tiranës

Policia bashkiake e Tiranës ka ndërhyrë për të penguar aktivistët e ‘Nisma Thurje’ në mbledhjen e firmave për një peticion që kërkon ndryshimin e sistemit në Shqipëri. Aktivistëve në kryeqytet i është marrë stenda me pretendimin se kanë shkelur ligjin duke zënë hapësirën publike.

Sipas ‘Nisma Thurje’, shkak për këtë ndërhyrje të institucionit të bashkisë është bërë fakti se në 10 ditë janë mbledhur rreth 6 mijë firma.

Reagimi i plotë:

Qesharakët e sistemit!

Policia Bashkiake e €rionit ka vjedhur sot stendën e peticionit ku qytetarët firmosnin për ndryshimin e sistemit.

Ai që iu vjedh qytetarëve lekët e taksave, shitësve ambulantë specat e domatet, të varfërve kanoçet, tani po kërkon t'iu vjedhë dhe firmat.

Natyrisht, vesi del me shpirtin thotë populli dhe €rioni është shembulli që e vërteton. Ai s'mund të rrijë dot pa vjedhur.

Duket se rreth 6000 firmat e mbledhura për 10 ditë kanë filluar të shqetësojnë seriozisht sistemin, i cili ka hedhur në sulm grabitësit me uniformë.

Por ne nuk do ndalemi. Nuk ka asgjë që na ndalon. I kemi marrë parasysh të gjitha.

Nesër stenda e peticionit do të jetë përsëri nëpër rrugët e Tiranës e shumë qyteteve të tjera, për të bashkuar mijërat e njerëzve që duan që regjimi i €rionëve të përfundojë një herë e mirë dhe këtij vendi t'i kthehet dinjiteti që €rioni bashkë me një tufë të pangopurish ia kanë marrë me PPP.

Të fundit