Flash News

KRYESORE

Peticion kundër tarifave të larta, studentët e Tiranës protestë me 24 janar

Studentët e Universitetit të Tiranës po plotësjnë një peticion me një sërë kërkesash kundër tarifave të larta të shkollimit, drejtuar qeverisë. Aksioni për peticionin do të vazhdojë gjithë javë, ndërsa me 24 janar studentët do të protestojnë para kryeministrisë.

Thirrja nga “Lëvizja për Universitetin”:

Bashkohu, ndihmo me peticionin e shpërnda lajmin për protestën!

Grupe studentësh janë angazhuar ditët e fundit në fakultete të ndryshme, kryesisht të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik, për të grumbulluar nënshkrime për peticionin, drejtuar qeverisë, me kërkesat e mëposhtme:

- Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve; 

- Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj;

- Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura;

Ndërsa në Fakultetin Gjeologji Miniera është nënshkruar edhe një peticion i dytë:

- për kthimin e godinës së fakultetit në pronësi të fakultetit.

Deri më tani janë grumbulluar me mijra nëshkrime për këto kërkesa të drejta e të realizueshme.

Aksioni për nënshkrimin e peticionit do vijojë edhe këtë javë, dhe do të kulmojë me protestën e 24 janarit në orën 11.00, nga Korpusi drejt kryeministrisë.

Bashkohu!

Të fundit