Flash News

KRYESORE

Peticioni i banorëve të "Astirit", letër institucioneve me kërkesat e tyre

Banorët e “Astirit” kanë nënshkruajnë një peticon për mos-nxjerrjen nga qeveria në mes të rrugës.

Banorët i janë drejtuar të gjithë institucioneve kryesore, si Avokatit të Popullit, Kryeministrit, Ministrit të Infrastruktures dhe Energjisë, Presidentit, Ambasadorit të BE-së, Kryetarit të Parlamentit e deputetes Blerina Gjylameti.

Në letrën e tyre drejtuar krerëve të insitucioneve, banorët rendisin kërkesat e tyre në lidhje me prishjen e banesave në zonën e “Unazës së Re”.

Banorët kërkojnë që:

-Mos nxirren në mes të katër rrugëve pa u dëmshpërblyer;

-Pa patur sqarime për projektin që do të zhvillohet dhe mënyrën selektive të prishjeve;

-Dëmshpërblimi 100% me çmimet e tanishme të tregut.

-Të dëmshpërblehen në mënyrë të barabartë ata që janë legalizuar dhe ata që nuk janë të legalizuar; kemi dhënë kontributin tonë në 25-vite.

Banorët ndër të tjera shprehen se janë dakord për ndërtimin e Unazës së Re, por jo që ata të mos dëmshpërblehen.

Banorët shprehen më tej se do të vijojnë protestat e tyre deri në momentin e dhënies së një zgjidhje.

Të fundit