Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili: Bashkimi i turizmit me mjedisin, injorancë e frikshme...

Petrit Vasili: Bashkimi i turizmit me mjedisin, injorancë e frikshme...

Ka vijuar edhe sot kritikat në adresë të qeverisë dhe “reformës” që po ndërmerr kryeministri Rama. Pas reagimit të djeshëm në lidhje me ministrat, sot ish-kreu i LSI-së ka reaguar për bashkmini e disa ministrive në një të vetme.  

Në profilin e tij në Facebook, Vasili i ka cilësuar si abusurde shkrirjet në një të disa dikastereve ministrore.

“Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë. Kryeministri shkollëpak çuditi dynjanë dje me injorancën e padëgjuar shtetërore të tij. Turizmin dhe mjedisin, oponentët e papajtueshëm të njëri-tjetrit, injoranca e frikshme e kryeministrit i vuri bashkë. Turizmin, nga mundësi madhore zhvillimi e ktheu në hiç”, është shprehur Vasili.

Sipas tij, turizmi i drogës është ai që ka rëndësi për kryeministrin dhe vetëm ai ka shënuar vërtet suksese. “Do të kemi qeverinë më të kriminalizuar, por edhe kryeinjoranten e Europës”, ka shtuar Vasili.

Edhe krerë të tjerë të LSI-së kanë reaguar dje për kabinetin "Rama 2".

Të fundit