Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili del në krah të Bashës: Do jemi të bashkuar, si front opozitar, për biznesin e vogël

Petrit Vasili del në krah të Bashës: Do jemi të bashkuar, si

Pak minuta pas kreut te PD-se, Lulzim Basha, edhe kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka shpërthyer në akuza të forta dhe fyerje personale ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama. Përmes një konference për shtyp, Vasili e ka cilësuar shefin e qeverisë si të lajthitur, të paditur apo edhe gënjeshtar. Ish-kreu i LSI-së paralajmëroi se forca politike që ai bën pjesë do të bashkohet me pjesën tjetër të opozitës në një front të vetëm kundër qeverisë “Rama”.

“Grupi mori në shqyrtim qëndrimet e mbajtura lidhur me biznesin e vogël dhe vendosjen e tvsh-së nga kryeministri. Kemi dëgjuar edhe lajthitjet e kryeministrit që rrjedhin nga ajo që ky është i paaftë, i paditur, s’di ç’thotë, e të tërë ata që bëjnë sikur dinë diçka, gabojnë.

Po citoj, kryeministrin në kohë të ndryshme:

Nëntor 2015 – Ja hiqte detyrimet biznesit të vogël thoshte: Rezultatet e para të këtij operacioni ia dedikoj juve, këto para do të jenë për ju, për ata që vetëpunësohen. Binzesin e vogël e kemi aleat në luftën kundër informalitetit.

Tetor 2017: i Vë taksën, s’duhet që tvsh të bjerë në xhepin e një grupi të pasurish, ka biznese që qahen si të vegjël, por nuk janë të tillë. Këtu oligarkët u shprehën të lumtur, me këtë vendim.  Këtu rrezikojnë mijëra biznese, por ky kryeministër është i lajthitur”,  tha Vasili.

Të fundit