Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili flet si kryetar i LSI, jep një lajm të mirë për të gjithë mbështetësit

Petrit Vasili flet si kryetar i LSI, jep një lajm të mirë

Kyetari i ri i LSI, Petrit Vasili doli sot për herë të parë në një deklaratë për mediat në cilësinë e kreut të LSI nga ku falenderoi të gjithë mbështetësit që votuan për të një ditë më parë në Konventën e jashtëzakonshme.

Po ashtu Vasili dha një lajm të mirë për të gjithë mbështetësit e LSI të cilët nuk mundën të dëgjonin Metën në Konvetë se do të kenë mundësi ta dëgjojnë atë në turin që do të zhvillojë në Shqipëri përpara se të marrë mandatin si President i vendit.  

“Pas përfundimit të Konventës së jashtëzakonshme sot unë në cilësinë e kreut të LSI falenderoj të gjithë anëtarët e LSI të cilët më dhanë besim dhe përgjegjësi për të drejtuar një forcë politike. Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë mbështetësit e LSI të cilët nuk ishin në atë sallë pasi ishte shumë e vogël.

Kam një lajm shumë të mirë që dua ta ndaj me ju, të gjithë mbështetësit që ishin të praniishëm, por nuk mundën të hyjnë në sallë, zoti Meta ka vendosur që gjithë periudhën para se të marrë mandatin e Presidentit do të ndërmarrë një tur falenderimi për të gjithë anëtarët e LSI" tha Vasili.

Të fundit