Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Petrit Vasili: “Integrimi i pamundur”, skenari i kryeministrit për të nxjerrë Shqipërinë nga Evropa
Kryetari i grupit Parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po zbaton një skenar të fshehtë që sipas tij është pagëzuar si “integrimi i pamundur”.
Sipas vasalit bllokimi i reformës në drejtësi është një nga shtyllat e skenarit “integrimi i pamundur”.
Deputeti i LSI-së u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të bërë të mundur që integrimi evropian të ecë përpara.
Deklarata e plotë:
Kryeministri e te tjere (...) skenar te fshehte te pagezuar " integrimi i pamundur", si alibi per te nxjere Shqiperine nga Evropa.
Kryeministri po zbaton nje skenar te fshehte te pagezuar "integrimi i pamundur".
Ky skenar i cili eshte ideuar dhe sponsorizuar ne nje shtet te te rendesishem te lindjes pas zgjedhjeve te qershorit 2017, me objektivin e ndertimit te alibise, qe do ta lejoje kryeministrin te legjitimoje bashkepunimin per operacione politiko-financiare okulte me shtete te vendosura fort kundra bllokut te BE.
Krijimi i tensionimit artificial politik,bllokimi i reformes ne drejtesi permes delegjitimimit te saj,vijimi i operacioneve te medha te pastrimit te parave qe vijne edhe nga lindja...ishin shtyllat e skenarit "integrimi i pamundur"
Kjo kishte synim qe duke pamundesuar ecjen e integrimit europian te pengohet dhe evitohet syri i "bezdisshem" i europianeve ne transaksionet e medha financiare me qellim pastrimin masiv te parase se trafiqeve dhe asaj te lindjes...dhe te nxjerrjes se valutes jashte vendit.
Shperberja e ketij skenari te perbindshem per te ardhmen e Shqiperise, te sponsorizuar nga duar antishqiptare, ka vetem nje rruge per ta ndalur: te gjithe se bashku qe integrimi europian te ece perpara dhe zbatim te reformes ne drejtesi sipas kushtetutes e ligjit e cila do te zbardhe kete komplot shkaterrimtar e mafioz kunder vendit ku indiciet dhe disa fakte jane ne duar te "mira" qe tani....