Flash News

KRYESORE

Petrit VasilI: Ja tre nismat që do të mbështesë Grupi Parlamentar i LSI

Petrit VasilI: Ja tre nismat që do të mbështesë Grupi

Në një dalje për mediat kreu i Grupit Parlamentarë të LSI ka deklaruar se ky grup do të mbështesë tre nisma kryesore.

"Nisma e parë ka të bëjë më ndryshimin e ligjit për koncesionet", u shpreh Vasili, duke e quajtur këtë si një konsekuencë të domosdoshme në vlerësim si dhe të efektit rrënues që kanë  pasur në ekonominë shqiptare.

Në fjalën e tij, Vasili u shpreh se do të mbështesin dhe nismën e deputetit Përparim Spahiu për statusin e minatorit. "Ky status trajton në mënyrë të veçantë këtë shtresë punonjësish me vështirësi ekstreme qoftë për shëndetin ashtu edhe për të ardhmen e tyre", shtoi më tej Vasili. 

Petrit Vasili vuri theksin dhe mbi etikën e sjelljes në parlament ku ai dhe grupi i tij parlamentar do të jenë mbështetës dhe kërkues për të ndaluar sjelljet brutale apo  të egër  në parlament të cilat kanë tendencën e  rikomunistifikimin e kuvendit.

Të fundit