Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili ‘kapet’ me gazetaren në studio: Të lutem, je dhe me eksperiencë…

Petrit Vasili ‘kapet’ me gazetaren në studio: Të lutem, je

Kreu i LSI, Petrit Vasili ka patur disa ‘fërkime’ në studion e Abc Neës me gazetaren Juli Xhokaxhi. Shpesh herë Vasili ka kontestuar pyetjet e gazetares, por te njëra prej tyre e ka humbur disi qetësinë që e karakterizon.

Xhokaxhi e pyeti Vasilin se a kishin prova për akuzat që bën ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, dhe kjo e ka nxehur kryetarin e LSI.

“Kjo ishte pyetje shumë e lehtë. Keni raportime pafund nga kolegët tuaj dhe mediat e huaja se si vendi është mbushur me drogë. Ju lutem, jeni dhe gazetare me eksperiencë. Akoma doni prova nga unë?”, u shpreh Vasili.

Gazetarja replikoi me kreun e LSI duke thënë: “Nuk flasim vetëm për ne të dy zoti Vasili, flasim për publikun.”

Meta rimerr drejtimin e LSI, Petrit Vasilin e fut në studiot televizive

Të fundit