Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili: Kjo maxhorancë nuk e ka realizuar premtimin e 300 mijë vendeve të punës

Petrit Vasili: Kjo maxhorancë nuk e ka realizuar premtimin e 300 mijë

Kreu i LSI-së Petrit Vasili ka kritikuar skemën e taksimit të qeverisë mbi të ardhurat personale, e sidomos fashën e pagave mbi 1 milionë e 300 mijë lekë, e cila taksohet me 23%.

Në një komunikim LIVE me ndjekësit në rrjetet sociale, Vasili është shprehur se taksa prej 23% e atyre profesionistëve në vend që marrin një rrogë mbi 1 milionë lekë të reja, ka dekurajuar dukshëm informalitetin e për këtë ka një faktor domethënës, faktin se nga 12 mijë persona që paguanin këtë tatim, tashmë kanë mbetur vetëm 6 mijë.

Vasili tha se LSI në programin e saj ka një taksim më të drejtë mbi të ardhurat personale, duke treguar se ata qytetarë që marrin rrogë nga 350 mijë lekë të vjetra deri në 2 milionë lekë, do të taksohen me vetëm 8%.

“Taksa absurde prej 23 ka dekurajuar, ka rritur dukshëm informalitetin, pasi nga 12 mijë që paguanin tatime, në pak kohë ajo u pakësua në 6 mijë persona.

Ne kemi premtim të qartë, të gjithë ata persona që shpërblehen nga 350 deri në 2 milionë lekë, taksa do të jetë vetëm 2%.

Ndërsa ata që paguhen mbi 2 milionë lekë të vjetra, do të jetë 10%. Pra një ulje me më shumë se 200 e ca %.”-tha Vasili.

Vasili gjithashtu ka deklaruar se premtimi i qeverisë për 300 mijë vende pune nuk është realizuar, pavarësisht se janë bërë tentativa jokorrekte sipas kreut të LSI-së, pëer të quajtur vende pune, ato poste që janë formalizuar.

"Në bindjen time nuk është një realizim i mbajtur. Kjo maxhorancë nuk i ka realizuar në këto 4 vjet premtimin e 300 mijë vendeve të punës."-deklaroi Kreu i LSI.

Të fundit