Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili mesazh qytetarëve: Gajasuni me kryeministrin ‘zero’, por…

Petrit Vasili mesazh qytetarëve: Gajasuni me kryeministrin

Ish-kreu i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për ngjarjen tragjike të Zvërnecit, ku tre të rinj humbën jetën në det.

Vasili bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe Agjencinë e Bregdetit për tragjedinë, teksa i vlerëson me notën zero. Ai u dërgon një mesazh qytetarëve kur u thotë se mund të gajasen me këtë kryeministër, por duhet gjithashtu të indinjohen me notat që ai vë.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Tragjike mbytjet e qytetarëve në plazhet e Shqipërisë.

Vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe.

Kjo Agjencia e Bregdetit që ka pargjegjësi dhe detyrë ruajtjen e bregdetit dhe qytetarëve që frekuentojnë plazhet, notën e ka zero pas tragjedive që s' kanë të mbaruar dhe pas plazheve të ndotura. Këtë notë ia vënë përditë mijëra qytetarë.

Po këta që marin zero nuk largohen, njësoj si kryeministri në Trieste edhe ky i agjencisë së bregdetit.

Ndaj gajasuni, por edhe indinjohuni me notat që vë kryeministri zero, që adhuron zeron dhe zeroxhinjtë.

Të fundit