Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili për kryeprokurorin: Është kthyer në plaçkë tregu e kryeministrit

Petrit Vasili për kryeprokurorin: Është kthyer në

Kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar në lidhje me zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm përmes një statusi në Facebook.

Vasili shprehet se kryeprokurori është bërë një plaçkë tregu e kryeministrit. Ndër të tjera ai shprehet se Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja kanë koncepte të ndryshme për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm, duke i ironizuar me shprehjen: njëri gozhdës e tjetri patkoit.

Statusi i plotë:

Prokurori i perkohshem plaçke tregu e kryeministrit,ç'thote Manja s'thote Hysi.

Manja i ligjeve thote :kam zgjedhur mes plaçkave vetem tre prej tyre per ti votuar menjehere per prokuror te perkohshem ne parlament.

Hysi nenkryetare e parlamentit thote qe cdo plaçke prokuror duhet te mbledhe perpara 28 firma.

Njeri gozhdes tjetri patkoit, boll ta rrembejne, vetem kete hall kane,pasi kushtetuten e shnderruan ne rrecke.

Kryeministri peng i krimit dhe droges kerkon thjesht te rrembeje plaçken prokuror, qe te mbuloje inkriminimin e madh te tij dhe te qeverise se tij.

Cdo gje si kjo eshte dhune ndaj kushtetutes dhe ligjit,vdekje e reformes ne drejtesi dhe ringjallje e antishtetit dhe antiligjit

Të fundit