Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Petrit Vasili: Rama ka dështuar... investoi mbi 100 milionë euro në Ministrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe tani e shkriu
Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili, aktualisht kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, ka reaguar përsëri lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e disa ministrive. Dje reagoi për ministirnë e Mjedisit dhe Turizmit, sot, me anë të një mesazhi në faqen e tij të facebookut, Vasili theksoi me ironi se në krye të “qeverisë turistike është shkollëpakti kryeministër”. Mes të tjerash Vasili pohon se Rama kavërdis ministritë, që i ka pasur vetë, pasi sipas tij nuk di ç’të bëjë me to.
Ja mesazhi i plotë e Vasilit:
“Shkollëpakti kryeministër në krye të qeverisë turistike.
Ky shkollëpak kryeministër meqënëse aq di, bëri një qeveri turistike me shpresë që të vazhdojë të bëjë turizëm edhe disa vjet. Ky turist kryeministër po kavërdis ministritë, që i ka pasur po vetë me njëra-tjetrën, sepse s’di ç’të bëjë dhe ka dështuar.
Shkollëpakti investoi mbi 100 milionë euro në Ministrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe tani e shkriu, sepse ka dështuar. Miliona euro për Ministrinë e Punës dhe e shkriu, sepse ka dështuar.
Destrukturoi Ministrinë e Shëndetësisë kryq e themel, sepse ka dështuar.
Shkriu e ngriu pa asnjë kuptim dhjetëra inspektoriate, sepse kanë dështuar.
Thjesht fare…Ky s’kupton hiçgjë nga shteti se dihet që aq shkollë ka(…)dhe s’ia thotë hiç të shkruajë apo të lexojë një shkresë dhe e di dhe vetë që ka dështuar.
Lum ata, që e tallin atë dhe i propozojnë të tilla çmendurira dhe mirë e kanë, në fund të fundit ata e dinë që ky shkollëpakti do ta pësojë e ata do të dalin pa lagur…”