Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Petrit Vasili rendit gafat e tre ministrave: Megjithatë, rekordi i injorancës së Spiropalit, i paarritshëm
Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka renditur zyrtarët e marzhorancës, që bëjnë më shumë gafa. Vendi parë mbahet ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin, Elisa Spiropali, i dyti renditet ministri i Jashtem, Gent Cakaj ndërsa e treta renditet ish/zv kryeministrja, Senida Mesi.
“Sigurisht zenitin e injorances se ministres per mardheniet me parlamentin Elisa Spiropali nuk e arrin kush.Mund te quhet pa asnje medyshje Everesti i injorances, sepse Don Kishoti dhe Servantesi i pavdekshem u bene shqiptare. Lexojeni vete dhe shijojeni kete gafe monumentale”, sqaron Vasili.
Statusi i plotë:
Qeveria e rilindjes arrin Everestin e injorances te shekullit.
Nga 1001 netet,tek percudnimi i Naimit e deri tek Don Kishoti "shqiptar",qeveria e rilindjes duhet te kishte ikur nga syte kembet per injorancen e frikshme te saj.
Por e drejtuar nga nje shkollepak si Edi Rama, qe eshte edhe shume me i paditur dhe thellesisht injorant se sa damlla vartesit e vet, qeveria gjallon shemtueshem ne zgjyren e injorances.
Ne 5 maj te 2018 zv.kryeministrja Senida Mesi keput nje gafe te padegjuar duke quajtur 1001 yje librin e shumenjohur Yje te pashuar.
1001 netet dhe yjet e pashuar jane larg nga njeri tjetri sa hena me token.Ja c'tha Mesi:
“Në shtëpinë time të vjetër, kur kam qenë fëmijë kam lexuar librin “1001 yje” që flet për dëshmorët”- tha Mesi.
Ministri i jashtem bedel Gent Cakaj bluante injorancen e vet ne vargjet e Naim Frasherit ne Sumittin e Diaspores dhe thoshte me buzeqeshje idiote brockulla te nje injorance te padegjuar dhe ja ç'thoshte:
“Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur…
Sigurisht zenitin e injorances se ministres per mardheniet me parlamentin Elisa Spiropali nuk e arrin kush.Mund te quhet pa asnje medyshje Everesti i injorances, sepse Don Kishoti dhe Servantesi i pavdekshem u bene shqiptare.
Lexojeni vete dhe shijojeni kete gafe monumentale.Ja c'thote me shume autoritet Spiropali:
"Është një qasje prej Don Kishoti, por në fakt as ky nuk është një termi i duhur. Don Kishoti është një figurë romantike dhe shumë komplekse e letërsisë shqiptare.”
Qani dhe qeshni miq s'u mbetet te beni tjeter....