Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili sërish akuza Ramës: Notën e ka zero, e çertifikoi e gjithë Europa

Petrit Vasili sërish akuza Ramës: Notën e ka zero, e

Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili ka lëshuar sërish akuza ndaj Edi Ramës duke e quajtur kryeministër kryeparazit, ndërsa e kritikon për paraqitjen në Samitin e Triestes. Vasili thekson se Rama ka notën zeri dhe kjo është çertifikuar nga e gjithë Europa, gjatë samitit të fundit.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Rama, ky kryeministër kryeparazit.

Kryeministri e mori notën në Trieste dhe u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt.

Për shkak të Kryeministrit kryeparazit Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfituan asgjë në Trieste.

Ky Kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokaket pa ujë, pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste.

Ky vetë flet e vetë degjon, ky vetë bën humor të shpëlarë dhe vetë qesh, por notën nuk e ndryshon dot, notën e ka zero, rrumbullak si timoni që ka marrë.

Kush merr zero duhet të iki, duhet të spastrohet thotë ky kryeparaziti kryeministër për të tjerët, por le ta fillojë nga vetja meqë ky zeron e ka të vulosur dhe të çertifikuar se ia vuri gjithë Europa në Trieste, po presim...

Të fundit