Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili: Të iki Rama si refugjat, shqiptarët të jetojnë e të punojnë në vendin e tyre

Petrit Vasili: Të iki Rama si refugjat, shqiptarët të

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reagur me anë të një postimi në rrjetet socilale në lidhje me çështjen e refugjatëve, ku ka theksuar se ai që duhet të iki si refugjat është vetë kryeministri Rama.

Nisur nga debati i fundit për ngritjen e një qendre refugjatësh në Shqipëri, Vasili gjithashtu ka theksuar se kreu i shtetit duhet të largohet, që shqiptarët të punojnë në vendin e tyre.

“Nuk na duhen refugjatët në Shqipëri, na duhet që shqiptarët të mos ikin më si refugjatë nëpër botë. Le të ikë kryeministri si refugjat,që shqiptarët të jetojnë e të punojnë në vendin e tyre, sepse guri rëndon në vendin e vet”, shkruan Vasili në ‘Facebook’.

Postimi i plotë:

Le të ikë kryeministri refugjat, nuk na duhen refugjatët.

Nuk na duhen refugjatët në Shqipëri, na duhet që shqiptarët të mos ikin më si refugjatë nëpër botë.

Le të ikë kryeministri si refugjat,që shqiptarët të jetojnë e të punojnë në vendin e tyre, sepse "guri rëndon në vendin e vet".

Boll më me këta armiq malinjë në krye të qeverisë, që e duan Shqipërinë pa shqiptarë.

Tani le të presim bedelin e radhës të kryeministrit për të bërë përkthimin përkatës nga shqipja në shqip.

Të fundit