Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili: Të mos votohet sot projektligji i “Pakicave Kombëtare”

Petrit Vasili: Të mos votohet sot projektligji i “Pakicave

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka komentuar nga foltorja e kuvendit në lidhje me situatën e aspak të qetë dje në Kuvendin e Shqipërisë.

Vasili ka propozuar gjithashtu që projektligji për “Pakicat Kombëtare” të mos të votohet sot por të marrim kohë për ta bërë atë më të mirë dhe më pas të votohet.

“Do më lejoni që për shkak se kolegu im Luan Rama nuk mbajti fjalën e tij për shkak të një seancë që mori krejtësisht një rrugë të gabuar dhe drejtim të panevojshme, po e marr sërish fjalën e tij për të paraqitur pr.ligjin e ‘Pakicave Kombëtare’. Por kjo nuk është sot dita që të miratohet. Ai bie ndesh me parimin dhe shqetësimin e ndërkombëtarëve. Ky shqetësim nuk ka lidhje me lidhjet patriotike”, tha Vasili.

Të fundit