Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili tregon prapaskenat e takimit të djeshëm. Rama refuzoi. Pastaj u shfaq, pastaj...

Petrit Vasili tregon prapaskenat e takimit të djeshëm. Rama refuzoi.

Petrit Vasili, tashmë kryetar i LSI, ka dhënë detaje të takimit të djeshëm të partive parlamentare të thirrur nga Agron Duka dhe Fatmir Mediu,  dhe sesi përfundoi takimi në një 'kokë më kokë' mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Vasili është shprehur se Rama e kishte refuzuar fillimisht takimin. 

Kreu i LSI-së pranoi se të gjithë pjesëmarrësit e pranuan paketën “McAllister+”, përfshi këtu edhe shtyrjen e zgjedhjeve me datë 16 korrik. 

Në këtë moment, sipas Vasilit, ka ndërhyrë Edi Rama i cili ka kërkuar një takim vetëm për vetëm me Bashën.

Tha Vasili:

Do e them tamam si ndodhi, edhe për të pasuruar bisedën. Pasi pati një diskutim shumë të mirë, ku edhe përgjegjshmëria e diskutimit por edhe serioziteti, krijuan një situatë të tillë, pasi ju e dini shumë mirë që përpara takimit ishin konfirmuar që Partia Socialiste nuk do të merrte pjesë në takim. Kjo dihej, na u tha dhe nga organizatorët kjo gjë dhe në minutën e fundit mori pjesë dhe shumë mirë që mori pjesë, pasi diskutimi i cili hap të tjera hulli, që formësoi një opinion i cili konvertonte në një pikë: të gjithë pjesëtarët e tavolinës mbështetën paketën “Mc Allister +” e cila në krye të herës, në drekë kishte marrë një konfirmim publik të z. Basha.

Pra, z. Basha, me shkrim, dje 12:00 të drekës deklaroi pranimin pa kushte të paketës “Mc Allister +” dhe kërkesën për ta pranuar pa kushte Partia Socialiste.

Si ishte Plusi? Plusi ishte edhe pozicioni i zëvendëskryeministrit, i cili nuk ishte në ofertën e parë. Po ta thjeshtëzojmë, kaq ishte përsa i takon plusit. Në fund të kësaj gjëje të gjithë konverguan që kjo ishte një paketë e mirë, racionale, krijonte një siguri besimi, ku ishin përcaktuar përgjigjet jo vetëm çështjet e pozicioneve qeveritare, por ishte dhe një problem kritik si data e zgjedhjeve, ku ishte thënë që historitë e vajtjes deri në tetor-nëntor ishte e pamundur kushtetueshmërisht dhe u përcaktua një datë tjetër.

Thënë e gjithë kjo, të gjithë konverguan në këtë pikë dhe të gjithë u dakordësuan që kjo ishte zgjidhja më e mirë. Këtu u kërkua nga Edi Rama një takim kokë më kokë, të cilin s’pati asnjë kundërshtim për reflektim të mëtejshëm për këtë çështje. Të gjithë ne në tavolinë ishim dakord me atë propozim. Takimi u kërkua kokë më kokë.

Të fundit