Flash News

E-TJERA

Petro Koçi lë partinë e tij, rikthehet në PS; Spiropali tregon postin e ri

Petro Koçi lë partinë e tij, rikthehet në PS; Spiropali

Petro Koçi i është bashkuar sërish Partisë Socialiste.

Koçi, i cili ka drejtuar Partisë Socialiste e Vërtetë 91, ka marrë detyrë të re në Partinë Socialiste. Lajmin për këtë emërim e ka dhënë ministrja Elisa Spiropali.

“Kënaqësi që bashkë me Blerinën dhe Ervinin, prezantuam Petro Koçin, kryetarin e ri të Këshillit Socialist të njësisë 6.

Petro s'ka nevojë për shumë fjalë hyrëse, edhe pse për të fjalët e mira nuk mungojnë kurrë.

Faleminderit kandidatëve të tjerë prezent, që unanimisht shprehën dëshirën për të punuar si ekip. Së shpejti, do të organizojmë takimin me të gjithë Këshillin Socialist të njësisë për të filluar punën e përbashkët deri në fitore, siç ia do zakoni Kombinatit”, shkruan Spiropali.

Të fundit