Flash News

KRYESORE

Petro Koçi publikon një tjetër status për Këshillin e Evropës, Rusinë dhe PD-në

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, bëri një postim të dytë në Facebook, për Këshillin e Evropës, Rusinë, e këtë herë përfshin edhe PD-në. Reagimi i Koçit ka të bëjë me vendimin e Këshillit të Evropës për t’u tërhequr nga monitorimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Ditën e sotme, ky institucion njoftoi se do të tërhiqte vëzhguesit në ditën e zgjedhjeve për shkaqe të pasigurisë dhe rreziqeve në disa zona.

“Nëse në Këshillin e Evropës kthehet Rusia pse gëzohet PD-ja?”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Më herët ai postoi një status që solli mjaft reagime.

“‘Këshilli i Evropës një organizatë në të cilën sapo është rikthyer Rusia’, shkruan Koçi në një postim në Facebook.

Rusia rikthehet që të bëhet pjesë e kësaj strukture pas pezullimit që iu bë si pasojë e aneksimit të Krimesë nga Ukraina.

Të fundit