Flash News

KRYESORE

Petro Koçi shkrin partinë e tij dhe i bashkohet sërish PS-së: E bëra për Edi Ramën

Petro Koçi shkrin partinë e tij dhe i bashkohet sërish

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka shkrirë Partinë Sociaiste të Vërtetë 91, e drejtuar prej tij, për t’u bashkuar sërish me Partinë Socialiste.

Koçi sqaron se ky vendim është marrë për shkak të mosregjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas tij, nëse PSV91 hyn e vetme në zgjedhje, atëherë dëmtohet PS-ja dhe do reflektohej në të kundërt të garancisë të së drejtës për propozimin e Kryeministrit.

Reagimi i Petro Koçit:

  1. PSV 91 nuk u rregjistrua per te marre pjese ne zgjedhjet e 18 Qershorit per arsye te taktikes elektorale.
  2. Ne rrethanat e krijuara pas pamundesise se rregjistrimit te koalicioneve parazgjedhore pjesemarrja e shume subjekteve te majta socialiste ne proces e demton rezultatin elektoral te forces se pare politke PSSH dhe punon ne te kundert te garancise te se drejtes se propozimit te kryeministrit.
  3. Pra kur subjektet rrregjistrohen secila vetmas atehere vota duhet te perqendrohet tek subjekti kryesor qe te fitohet e drejta e kryeministrimit.
  4. Nisur nga kjo logjike cdo vote per PSV 91 do te perqendrohet te PSSH.
  5. Nese ne 19 Prill do ishin rregjistruar koalicionet parazgjedhore atehere do te duheshin sa me shume subjekte politike ne krah te PS per te ushqyer fitoren e sigurt te zgjedhjeve.
  6. E gjithe kjo ka kuptim duke llogaritur qe PD do te mund te behet pjese e procesit dhe te heqe dore nga veteperjashtimi.

Falenderoj kryesuesit e listave me kandidate per deputete te PSV 91 ne qarqet Tirane, Durres, Elbasan, Lezhe, Korce etj per potencialin, gadishmerine, punen pergatitese, bashkepunimin dhe mirekuptimin e deshmuar.

Të fundit