Flash News

KRYESORE

Petrula, e bukura e familjes Vasku që do të pushtojë pasarelat

Petrula Vasku është një nga modelet që me shumë mundësi në të ardhmen do e shohim në pasarelat më të rëndësishme të modës sepse i posedon të gjitha cilësitë që duhe të ketë një modele profesioniste.

Petrula Vasku ka lindur në qytetin e Tiranës dhe aktualisht është nxënëse në Liceun Artistik “Jordan Misja”.  Arsimin 9-vjecar e kam kryer gjithashtu ne Tirane ne shkollen “Hasan Vogli”.

Petrula që e vogël është angazhuar në projekte të ndryshme në fushën e modës dhe spektaklit ku kanë nisur dhe eksperiencat e para si modele. Përvese modelingut Petrula ka pasion dhe fotografinë.

“Fotografia është një tjetër pasion i imi të cilin e dua vërtet shumë pasi më pëlqen të fiksoj momente të ndryshme që kanë domethënie special për mua, por jo vetëm kaq. Fotoja është mënyra më efikase për të shfaqur artin në mënyrën më të bukur,” thotë Petrula për Politiko.al.

Gjithashtu Petrula rrëfen se mbështetja më e madhe në këtë rrugëtim ka qenë familja e saj. Pavarësisht moshës, Petrula nuk ka hequr dorë nga pasioni i saj dhe familja nuk e ka penguar atë.

Të fundit