Flash News

KRYESORE

Peza: Rreziku rus i vërtetë, Basha ka lobuar me para ruse

Peza: Rreziku rus i vërtetë, Basha ka lobuar me para ruse

Sekretari për mediat në Partinë Socialiste Alfred Peza deklaroi se rreziku rus është problem serioz në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe jo vetëm në vendin tonë.

“Në të gjitha kancelaritë e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ngritur si pikë shqetësuese ndikimi rus në vendet e Evropës përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Ka një mundësi të madhe që në situatën gjeopolitike që ndodhet Ballkani të ketë një ndikim rus. Pastaj të kujtojmë që edhe lideri i Partisë Demokratike akuzohet se ka lobuar me para të Rusisë. Moshapja e negociatave rrit mundësinë e ndikimit rus në Shqipëri.”, tha Peza në emisionin “Open” në Top Channel.

Por analisti Andi Bushati mendon se rreziku rus po fryhet dhe është thjesht propagandë e shumicës.

“Sa herë që qeveria kapet me skandale, ajo shpik një gogol të jashtëm. Kapet duke vjedhur para me koncensione, na e thanë e kanë fajin mediet që e publikuan dhe ajo ato që shpifnin, nuk u hapën negociatat, e kanë fajin politikanët e BE-së me problemet e tyre të brendshme. Tani ka ardhur radha e Rusisë”, u shpreh Bushati.

Të fundit