Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
U bënë më shumë se dy dekada që Peza kthehet, çdo vit në 16 shtator, në një vend ku drejtuesit e Partisë Socialiste thërrasin njerëzit, të rinj dhe të moshuar, të festojnë në aktivitete të organizuara nga bashkia e Tiranës dhe qeveria.
Aktivitete të rëndomta, për të tërhequr njerëzit, zhvillohen gjatë ditës. Që nga 1999, kur e nisi për herë të parë Edi Rama si ministër i Kulturës e deri më sot, në mënyrë të gërditshme drejtuesit socialistë të Bashkisë së Tiranës dhe të qeverisë flasin për “vlerat e mëdha” të Konferencës së Pezës, për trimëritë e partizanëve, për rëndësinë për të kujtuar ata që luftuan fashizmin, për forcën e bashkimit apo unitetin “e çeliktë” etj. Vazhdimisht janë shoqëruar këto festime dhe fjalime me veteranë që mbajnë në duar portrete të Enver Hoxhës dhe thërrasin për lavdinë e diktatorit.
Të njëjtën gjë ka bërë Edi Rama edhe me 29 nëntorin. Ai ka themeluar gjithashtu atë që quhet “Nata e Bardhë”. Në këtë “natë të bardhë”, që zhvillohet në 29 nëntor, thuajse bëhet e njëjta gjë si në 16 shtator me ndryshimin e madh se aktivitete në shumicë zhvillohen në Tiranë, ndizen “zjarre partizane” në përkujtim të trimërisë në luftë të tyre, lavdërohet lufta e çlirimtare dhe trimërore e komunistëve, bëhen aktivitete kulturore, mbahen koncerte muzikore, ftohet rinia të vrapojë pubeve etj.
Të dyja aktivitetet synojnë vetëm një gjë. Partia Socialiste shqiptare kërkon ta shfaqë veten si partia e cila ka zhvilluar luftë kundër pushtuesve dhe si partia që ka çliruar Shipërinë, si partia që, për “idealin kombëtar” u bashkua me të gjithë patriotët në Pezë dhe luftoi me të gjithë patriotët për të përzënë pushtuesin, si partia e patriotëve dhe atyre që bëjnë gjithçka për vendin. Këtë gjë ajo e bën me aktivitete në mënyrë që të vijë populli dhe sidomos rinia, e bën në mënyrë të tillë që në mendjet e të rinjve dhe të shqiptarëve të ngulitet ideja se kjo parti është pasuesja e Partisë Komuniste.
Kjo është saktësisht ajo që ka bërë partia e Punës e Shqipërisë deri në vitin 1991. Deri në vitin 1991, Partia e Punës e cila e mori pushtetin me dhunë në Shqipëri dhe ndërtoi një Shqipëri totalitariste ku u vranë dhe persekutuan të gjithë patriotët dhe kundërshtarët, ku u hapën kampe përqendrimi, ku u rrethua vendi me tela me gjemba, ku u grabitën pronat dhe ku u shkatërruan kishat dhe xhamitë, thoshte po të njëjtën gjë, si sot Partia Socialiste, në lidhje me Konferencën e Pezës dhe 29 nëntorin. Le të rrimë te Konferenca e Pezës, meqë jemi te ajo.
Partia e Punës e shfaqi veten dhe Konferencën e Pezës, siç deshi. Për Partinë e Punës Konferenca e Pezës, sipas propagandës 45-vjeçare të saj, ishte një konferencë ku komunistët shqiptarë nga “dashuria për atdheun e pushtuar” dhe nga shpirti i madh patriotik thirrën të gjitha grupimet politike për të krijuar një front të përbashkët kundër pushtuesit. Për propagandën e Partisë së Punës Konferenca e Pezës ishte një vepër patriotike ku komunistët tejkaluan interesat e veta politike dhe vunë interesin e popullit mbi gjithçka. Për propagandën e Partisë së Punës komunistët e krijuan këtë front të bashkuar nga i cili ikën më pas nacionalistët (të cilët për komunistët ishin vetëm reaksionarë dhe jo nacionalistë), dhe mbetën vetëm komunistët dhe patriotët e vërtetë. Për propagandën e Partisë së Punës, komunistët e krijuan Frontin kundër pushtuesit, pas ikjes dhe braktisjes nga nacionalistët, me popullin (bash ajo që po bën sot Rama ku ka formuar një koalicion qeverisës me popullin ose ajo që po bën Veliaj që ka krijuar një koalicion qytetar për Tiranën).
Konferenca e Pezës u thirr dhe u drejtua nga nacionalistët, nga përfaqësuesit politikë të forcave nacionaliste dhe nga patriotë të tjerë. Në të nuk mori pjesë asnjë komunist, ndonëse duhet thënë, komunistët ishin dakord me thirrjen dhe mbajtjen e kësaj konference. Konferenca u drejtua nga Ndoc Çoba, që nuk kishte lidhje fare me komunistët. Konferenca vendosi të krijonte një Front Anti-fashist i cili u krijua aty dhe nuk funksionoi asnjë ditë. Konferenca nuk prodhoi thuajse asnjë rezultat.
Komunistët shqiptarë kishin nevojë të thonin pas luftës, pas vitit 1944, se ata luftuan si front anti-fashist dhe se pushtetin po e merrte ky front anti-fashist që u krijua në 1942. Ky front u braktis, medemek, nga nacionalistët dhe në të mbetën vetëm patriotët e vërtetë, komunistët. Në këtë front, sipas propagandës ishte çdo patriot, çdo shqiptar me përjashtim të tradhtarëve.
Në mënyrë perverse, Edi Rama dhe Erion Veliaj e përdorin sot këtë ngjarje. Ata mendojnë se është mirë elektoralisht, për PS dhe ata që të shfaqen si njerëzit dhe si partia që krijoi Frontin në Pezë dhe që çliroi Shqipërinë, si njerëzit dhe si partia që luftuan fashizmin përballë tradhtarëve nacionalistë. Pra, Edi Rama dhe Veliaj, të gjithë drejtuesit e lartë socialistë, mendojnë se populli është ende aq i mbushur me propagandë, është ende aq i shpëlarë nga trutë nga propaganda, sa i beson akoma idiotësitë propagandistike të Partisë së Punës, dhe kështu që ato idiotësi mund të përdoren ende dhe të prodhojnë rezultat.
Konferenca e Pezës ishte një konferencë thuajse pa asnjë rezultat dhe ku komunistët nuk ishin fare. Në qoftë se do të donin ngjarje të mëdha Edi Rama dhe Erion Veliaj për të treguar se ata vijnë nga Partia e Punës dhe mburren me ato që ajo ka bërë, ata duhet të festojnë 24 majin e Kongresit të Përmetit ku u vendos t'i jepet pushteti partizanëve dhe ku u vendos të mos kthehet më Mbreti në Shqipëri. Në qoftë se do të donin të tregonin se janë pasues të komunistëve dhe se mburren me atë që ka bërë Partia Komuniste, ata duhet të festojnë 8 nëntorin ku Mugosha dhe Popoviç, dy serbë të dërgaur nga Tito, bashkuan komunistët shqiptarë në një parti.
Por Rama dhe Veliaj, të gjithë drejtuesit e PS-së, që nga viti 1997 të paktën, duan që në mënyrë perverse të tregojnë se vijnë nga Partia e Punës, duan të tregojnë se mburren me arritjet e saj, por këtë duan ta bëjnë duke thënë se ajo ishte një parti patriotike, që luftoi kundër fashizmit, që bashkoi shqiptarët dhe luftoi tradhtarët, etj. Pra, pak a shumë, ata, ndonëse mbahen për mjeshtra të propagandës, janë thjesht disa komunistë të rëndomtë, si ata të aparatit mediokër dhe kriminal të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, që me anë të propagandës prodhoi këtë imazh për Pezën që përdor sot Partia Socialiste.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38