Flash News

KRYESORE

Pezullimi i vendimit të Macron, kryeministri: Dhuna duhet ndalur me çdo kusht

Pezullimi i vendimit të Macron, kryeministri: Dhuna duhet ndalur me

Në një deklaratë për mediat, kryeministri i Francës, Edouard Philippe ka njoftuar pezullimin 6-mujor të ligjit për rritjen e çmimit të karburantit, që shkaktoi trazira dhe protesta të dhunshme. Ai tha se pakënaqësitë e njerëzve duhet të dëgjohen, ndaj dhe ligji pezullohet derisa të jetë zhvilluar një debat konstruktiv me të gjithë të prekurit.

“Populli francez e do padyshim vendin e tij. Ne ndajmë të njëjtat vlera e parime. Por, dhuna duhet ndalur me çdo kusht. Roli kryesor i shtetit është të garantojë rendin publik, ndërsa na duhet të luftojmë ndaj çdo gjëje që rrezikon unitetin e kombit tonë”, tha kryeministri.

Sipas Philippe, për demonstratat e ardhshme duhet njoftuar paraprakisht në organet e rendit dhe të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Të fundit