Flash News

KRYESORE

Pezullimi nga PS, Saimir Tahiri: Nuk ishte surprizë, është vendim normal

Pezullimi nga PS, Saimir Tahiri: Nuk ishte surprizë, është vendim

Deputeti Saimir Tahiri nuk është i surprizuar nga vendimi i kryetarit të PS-së, Edi Rama, për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Në një dalje për mediat, Tahiri tha se është normale që PS të mbajë qëndrim për këtë rast, megjithatë theksoi se askush nuk mund ta largojë nga vlerat që bashkojnë me këtë parti.

“Nuk kam asnjë koment. Nuk e quaj as surprizë. Është normale që Partia Socialiste të mbajë një qëndrim për këtë rast. Unë e kam betejën me të vërtetën time. Mua me Partinë Socialiste më bashkojnë disa vlera nga të cilat nuk më largon dot njeri”, tha Tahiri.

Saimir Tahiri nxjerr një letër nga Katania: Nuk ka asnjë procedim ndaj meje; Saimiri në përgjime nuk jam unë

Të fundit