Flash News

KRYESORE

Pezullohen nga puna dy mjekë të urgjencës në Fier

Pezullohen nga puna dy mjekë të urgjencës në Fier

Pezullohen nga puna dy mjekë të urgjencës në spitalin rajonal të Fierit.

Gjykata e Fierit ka vendosur pezullimin nga detyra të mjekëve Bledi Dhespollari dhe Emiljano Myrtaj, ndërsa kërkoi ‘detyrim paraqitje’ për kardiologun Viktor Gjini.

Shkak për pezullimin e tyre nga detyra erdhi pas denoncimit të familjarëve të një pacienti që humbi jetën në spital.

Sipas familjarëve të 43-vjeçarit Besnik Ramaj, i ndjeri humbi jetën pasi nuk iu dha ndihma mjekësore në kohë, ndërsa pasi ndërroi jetë nuk iu nënshtrua autopsisë.

Të fundit