Flash News

KRYESORE

Pezullohet drejtoresha e qendrës shëndetësore, dyshohet se ka marrë pjesë në fushatë

Pezullohet drejtoresha e qendrës shëndetësore, dyshohet se ka

Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje  urdhrërin e Kryeministrit për mospjesëmarrjen në fushatë elektorale.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur sot pezullimin nga detyra të drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnje, pasi  dyshohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka detyruar edhe vartësit. Pezullimi është bërë deri në sqarimin e plotë të situatës.

DEKLARATA E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë, pasi ka ndjekur emisionin investigativ BOOM , që paraqet dëshminë e përdorimit të administratës publike (personelit të Qendrës Shëndetësore numër 1, në Lushnje) në fushatën zgjedhore, ka vendosur: 1­ Pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, deri në sqarimin e plotë të situatës.

2­ Ngritjen e një grupi pune për verifikimin e situatës në terren (përkatësisht në Qendrën Shëndetësore numër 1, Lushnje) Marrë shkas nga kjo ngjarje Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit nr. 65, datë 12.05. 2017.

Të fundit