Flash News

KRYESORE

Pezullohet polici që dhunoi të miturin, tre efektivë të tjerët nën hetim

Pezullohet polici që dhunoi të miturin, tre efektivë të

Është identifikuar dhe pezulluar nga detyra punonjësi i policisë, i cili dhunoi fizikisht një të mitur te Kodrat e Liqenit në Tiranë.

Ky episod u filmua nga qytetarët dhe qarkulloi prej ditës së djeshme në rrjetet sociale, duke u dënuar në masë dhe ngjallur shumë indinjatë.

"Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet punonjës policie, i cili ka kryer shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë G.N, pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Drejtoria e Standardeve Profesionale do të grumbullojë dhe analizoje të gjitha provat dhe në fund te hetimit do jepet masa sipas shkallës së shkeljes.

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka ndeshkuar me mase administrative sipas Aktit Normativ, 2 te rinjte qe u konstatuan se kishin thyer orarin e ndalim-qarkullimit dhe kishin dale per shetitje me biçiklete, ne shkelje te masave per parandalimin e pandemise COVID-19.

Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm", sqaron policia.

Basha publikon një video ku policia dhunon një të ri në rrugë: Kjo dhunë ka vetëm një emër!

Të fundit