Flash News

KRYESORE

Pi ilaçet e gjyshes aksidentalisht, 4-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Pi ilaçet e gjyshes aksidentalisht, 4-vjeçarja dërgohet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Delvinë, ku një 4-vjecare është helmuar pasi ka pirë ilaçet e tensionit të gjyshes aksidentalisht.

Mësohet se 4-vjecarja me inicialet F.A është dërguar fillimisht në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës dhe pas ndihmës së parë është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Sipas bluzave të bardha nga spitali i Sarandës, e mitura ka shkuar në spital në gjendje intoksikacioni medikamentiz me çrregullime elektrolitike, raporton Balkanëeb.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit