Flash News

KRYESORE

Piatek publikon letrën e lamtumirës, emocionon tifozët e "Djallit"

Piatek publikon letrën e lamtumirës, emocionon tifozët e

Sulmuesi i Milanit, Kryzstof Piatek, kaloi te Hertha Berlin pasi humbi vendin e titullarit te skuadra e "Djallit". Ai la një letër lamtumire për tifozët e italianëve.

"Kalimi te Milani ishte realizimi i ëndrrave të mia të fëmijërisë. Asnjëherë nuk kam menduar se mund të shënoj gol me fanellën kuqezi dhe të luftoj për kthimin e klubit në Ligën e Kampionëve, deri në minutat e fundit të sezonit.

"Golat kundër Napolit, Romës, Atalantës, Juventusit, komplimente nga Shevchenko, Inzaghi dhe yje të tjerë të Milanit të madh, zëri i Crudelit: “Alè Piątek, alè Piątek, pum, pum, pum, pum”, gëzimi i mijëra fansave… E gjithë kjo do të mbetet në kujtesën time për një kohë të gjatë.

"Por futbolli, si çdo sport tjetër, është gjithashtu gjak, djersë dhe lot. Të gjithë kemi shpresë dhe të drejtë të presim rezultate më të mira. Sidoqoftë, mund të them se e kam mbajtur kokën time lart, sepse dhashë maksimumin në çdo ndeshje.

"Edhe nëse tashmë vesh fanellën e një klubi tjetër, në një kampionat tjetër, në një vend tjetër, uroj që ish-shokët e mi të skuadrës, trajneri dhe i gjithë ambienti i AC Milan të rikthehen sa më shpejt te sukseset”.

Të fundit