Flash News

KRYESORE

Pickoheni nga bletët, apo grerëzat? Mësoni këtë truk për ndihmën e parë

Pickoheni nga bletët, apo grerëzat? Mësoni këtë truk

Jemi në sezonin e verës dhe prania e insekteve është më shumë e pranishme pranë nesh, sidomos bletët apo grerëzave që tërhiqen nga aromat dhe ushqimet.

Shpesh na ndodh që të biem pre e pickimeve të tyre. Disa prej nesh mund të jetë edhe alergjik ndaj pickimeve të tyre dhe pasojat mund të jenë fatale nëse nuk marrim masat e duhura. Në rastet më të zakonshme, pickimi i tyre shkakton vetëm vetëm dhimbje, ënjtje dhe kruajtje.

Në këto raste, përpiquni që ta nxirrni thumbin nëse ka ngelur në vendin e pickimit, pastaj atë pjesë të trupit fërkojeni me një napë të lyer me aspirinë apo me pak sodë bikarbonati.

Ky truk do të duhej të eliminonte ndjenjën e dhimbjes, të kruarit dhe do të pengojë shfaqjen e ënjtjes.

Të fundit