Flash News

KRYESORE

Pikë e re e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Pikë e re e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një tjetër pikë të përbashkët të kalimit kufitar. Ajo do të jetë në Zogaj, në pjesën shqiptare, dhe në Skje në territorin e Malit të Zi.

Nga pala shqiptare, aktualisht projektligji është në fazën e shqyrtimit në komisionet parlamenatre. Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Kuvendit, ditën e hënë, ky projektligj do të diskutohet në Komisionin e Jashtëm dhe Komisionin e Sigurisë për të kalaur më pas për votim në seancë plenare.

“Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Republika e Shqipërisë) – Skje (Mali i Zi) për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasegjerëve në Liqenin e Shkodrës”, thuhet në projektligj.

Të fundit