Flash News

KRYESORE

Pike i hyn botës së biznesit, blen një skuadër futbolli

Pike i hyn botës së biznesit, blen një skuadër futbolli

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka filluar të mendojë për jetën pas tërheqjes nga futbolli.

Sipas gazetës “Diari d’Andorra”, 31-vjeçari ka blerë skuadrën spanjolle të FC Andora, e cila merr pjesë në kategorinë e pestë në Spanjë.

Andorra është themeluar në vitin 1942, gjatë viteve 1980 – 1998 kjo skuadër është paraqitur në ligën të Spanjës, ndërsa në vitin 1991 është kualifikuar deri në raundin e katërt të Kupës së Mbretit

Qëllimi i lojtarit është që ekipin ta bëjë skuadër profesioniste, duke marrë si shembull rastin e Llagosteras, i cili tani luan në Divizionin e Dytë.

Të fundit