Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Piloti merr drejtimin e avionit i dehur, anulohet fluturimi në Rinas
Një fluturim në Rinas është anuluar për shkak se piloti kishte tentuar të merrte drejtimin e avionit në gjendje të dehur.
Nisur nga ky fakt, Policia Kufitare ka bllokuar fluturimin në aeroportin e Rinasit dhe ka nisur procedim penal ndaj shtetasit spanjoll E. L., 47 vjeç.
Reagimi i policisë:
Bllokohet nga Policia Kufitare fluturimi i një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool.
Procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi spanjoll E. L., 47 vjeç.
Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka kosumuar akool në masë të madhe.
Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.
Shtetasit E. L., pas kërkesës së kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe 0,31mg/l testi i dytë.
Për sa mësipërm pas konsultës me Prokurorin, shtetasi E.L, u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.