Flash News

KRYESORE

Pioli kundër Contes: Nuk e kam zili, duhet të jemi si Ibra

Pioli kundër Contes: Nuk e kam zili, duhet të jemi si Ibra

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli para ndeshjes derbi kundër Interit. Takimi që do të zhvillohet ditën e diel është shumë i rëndësishëm për ekipin kuqezi. “Ata kanë bërë më mirë se ne nga fillimi i kampionatit deri në dhjetor. Tani ne po kërkojmë të rikuperojmë dhe shpresojmë të luajmë mirë në këtë derbi. Të gjitha ndeshjet përgatiten për t’u fituar dhe për ta bërë diçka të tillë duhet të luash me mirë se kundërshtari. Derbit janë ndeshje që duhet të fitohen”.

Ibra – “Ka punuar veçmas këto ditë, kurse sot u stërvit me skuadrën. Nëse ia del në stërvitje, atëherë nesër do të jetë në dispozicion për derbin me Interin. Bëmë gjithçka për ta rikuperuar atë dhe rruga e zgjedhur ishte e duhura. Milani pa Ibrën? Përballemi me një ekip që ka kohë pa humbur dhe nesër duhet të kemi fytyrën e Ibrahimovic, të jemi të karikuar dhe të vendosur për të fituar”.

Conte– “E njoh Conten si një koleg, por për ta gjykuar duhet të kem njohuri më të thella. Karakteristika më e rëndësishme është që të përpiqesh t’u futesh në kohë lojtarëve, por unë nuk e kam zili atë”.

Të fundit