Flash News

KRYESORE

Pipero konfirmon: E kaluam pikun, tani të hapemi gradualisht

Pipero konfirmon: E kaluam pikun, tani të hapemi gradualisht

Mjeku Pëllumb Pipero beson se pandemia te ne e ka kaluar pikun. Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “Arena”, duke u shprehur se shifrat aktuale nuk na trembin. “Pandemia tek ne ka pasur dhe ka një ecuri të butë, totalisht të kontrollueshme dhe të menaxhueshme, e kësisoj na lejon të jemi optimist për të mundësuar hapjen graduale të vendit”, tha Pipero.

“Jo të gjithë janë pozitiv aktivë, ata që janë pozitiv janë shumë herë më pak të rrezikshëm, sesa një që është pozitiv dhe nuk e di, sepse ai mund tua transmetojë të tjerëve. Nga 700 e ca raste, më shumë se 400 e ca janë shëruar tanimë. Kjo lloj shifre nuk na tremb, kjo shifër na dëshmon që virusi është këtu, masat janë adekuade, strategjia është adekuade, e kemi kaluar prej 2-3 javësh pikun e epidemisë.

Sipas studiuesve, piku është kur numri i rasteve pozitive shkon paralelisht me numri e të shtruarve në spitale. Të gjithë treguesit rikonfirmojnë, se ecuria e epidemisë është nën kontroll, e menaxhuar, edhe referuar masave të qeverisë, dhe respektimit të rregullave të qytetarëve, dhe me këmbënguljen tone”, tha Pipero.

Në fund, Pipero theksoi se duhet hapje graduale e ekonomisë dhe rikthimit në normalitet. “Dua ta ritheksoj, se lehtësimi i masave, në mënyrë graduale, është i arsyeshëm, dhe i nevojshëm, në disa aspekte, në aspektin psikologjik”, tha mjeku.

Të fundit