Flash News

KRYESORE

Pipero: Pse Shkodra u kthye në ‘bombë me sahat’ për Covid-19

Pipero: Pse Shkodra u kthye në ‘bombë me sahat’ për

Infeksionisti i njohur Pëllumb Pipero ka komentuar situatën në Shkodër, vatra më e madhe e covid-19 pas Tiranës, rastet e të cilës janë rritur së fundmi.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Pipero tha se qytetarët nuk kanë respektuar masat duke shkuar në lokale dhe ceremoni mortore, që të janë të ndaluar gjatë pandemisë ndaj ka dhe shumë raste të konfirmuara.

“Shkodrën do ta konsideroja si një rast të veçantë. Unë mendoj që në tërë këtë menaxhim dy janë indikatorë të rëndësishëm që tregojnë ecurinë e saj: së pari gjurmimi i rasteve pozitive dhe së dyti është respektimi i masave të qeverisë. Mesa duket njëra nga këto hallka, në mos të dyja kanë çaluar

Unë kam informacion se gjurmimi ka vazhduar me intensitet në Shkodër, ndërkohë kam informacion se qytetarët nuk kanë respektuar masat e marra nga qeveria. Kanë marrë pjesë në varrime, kanë freuentuar lokalet. Është situatë që duhet të analizohet nga epidemiologët. Me pak më shumë përkushtim nga bluzat e bardha dhe shumë ndërgjegjësim nga qytetarët situata do të vihet nën kontroll”, u shpreh mjeku Pipero.

Të fundit