Flash News

KRYESORE

Pirlo do të bëhet trajner, zgjedh dy mjeshtra për të ndjekur

Pirlo do të bëhet trajner, zgjedh dy mjeshtra për të ndjekur

Andrea Pirlo do të mbahet mend gjithnjë si një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit italian. Teknika e tij ishte e jashtëzakonshme dhe po mungon në futbollin e sotëm.

Në një intervistë të fundit, italiani ka shprehur dëshirën e tij për t'u bërë trajner. Ai ka disa shembuj për t'u bazuar, sepse ka punuar me trajnerë fantastikë. "Conte është i fiksuar pas taktikës. Për mua ai është një gjeni. Do të marr pak nga të gjithë trajnerët në një të ardhme: qetësinë e Ancelottit, vendosmërinë e Contes, etj." - ka deklaruar Pirlo.

Para se të transferohej me parametra zero te Juventusi në 2011, Pirlo ka shtuar se ka qenë shumë pranë kalimit te Roma. Imagjinoni si do të ishin verdhekuqtë me të në fushë.

Të fundit