Flash News

KRYESORE

Pista e Formula 1 në Barcelonë vazhdon të ‘sundohet’ nga bora dhe shiu

Pista e Formula 1 në Barcelonë vazhdon të ‘sundohet’

Panorama e ditës së tretë të testeve para sezonale të Barcelonës në Formula 1, ka rezultuar jo e pëlqyeshme pasi ka pasur reshje bore paradite dhe shi pasdite.

Kushtet meteorologjike fituan kundrejt dëshirës së skuadrave për të verifikuar gjendjen e makinave të tyre në prag të sezonit të ri të kampionatit.

 “Pitlane” u hap në mesditën e së mërkurës, por shumë pak pilotë zbritën në pistë.

Më i guximshmi u tregua Fernando Alonso, i cili në pistën katalanase zhvilloi 11 xhiro duke regjistruar kohën 2:18:545.

Gjithashtu guxoi edhe Daniel Ricciardo, ndërkohë që Ericsson, Kubica dhe Hartley kryen vetëm nga një xhiro.

Të mëdhenjtë e këtij kampionati, Mercedes dhe Ferrari, preferuan që të mos i nxirrnin pilotët e tyre respektivë, Valteri Bottas, Lewis Hamilton e Kimi Raikkonen në pistë për këto teste.

Të fundit